U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Në Principatën e Monakos nuk pritet të lindë një fëmijë, por dy. Sipas shtypit afrikano-jugor, Princi Albert II, 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij Charlène, 20 vjet më e re, presin binjakë.
Gjithçka ka nisur pas një postimi në “Twitter” të Darek Watts, një gazetare e revistës afrikano-jugore “Carte Blanche” dhe e televizionit M-net, e cila ka intervistuar edhe princeshën në vitin 2011.
Gazetarja, me orgjinë nga Zimbabve ashtu skiurse familja e Charlène, kishte marrë një telefonatë nga babai i princeshës, Mike Wittstock, miku dhe shoku i saj i klasës, për ta informuar se vajza e tij është shtatzënë dhe pret binjakë.
Për momentin principata ka konfirmuar vetëm lajmin që Charlène është shtatzënë, por jo atë që ajo pret binjakë. Princi Albert II dhe Charlène, ish-notare olimpike u martuan në vitin 2011 përpara 800 të ftuarve, duke vazhduar dinastinë Grimaldi, një histori 700-vjeçare.
Princi Albert II ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga një marrëdhënie e mëparshme, por që nuk mund të kenë të drejtën për fronin. Vetëm fëmija i bashkëshortes së tij zyrtare, Charlène, mund të jetë princi i ardhshëm i Monakos.
Top Channel