Miley Cyrus-it i vjedhin bizhuteri dhe Maserati-n

03/06/2014 00:00

Një tur pothuajse i pafat për Miley Cyrus-in. Pas ngordhjes së qenit, problemeve me shëndetin, tashmë hajdutët kanë përfituar, pasi këngëtarja ndodhet në një tur në Evropë, dhe kanë hyrë në vilën e saj në Los Angelos, duke i vjedhur një Maserati, që është gjetur pas disa orësh nga policia, dhe bizhuteri, në një vlerë totale 102 mijë dollarë.

Sipas të dhënave të para nga policia, një mashkull dhe një femër duket se kanë hyrë më datë 30 Maj në vilë, duke shqyer portën hyrëse. Në atë moment nuk ndodhej askush në shtëpi, që është vjedhur edhe disa muaj më parë. Problemet me Miley Cyrus nuk kanë të sosur, pasi ajo ka pasur probleme edhe me një fans, i cili u arrestua nga policia, ndërsa kërkonte të hynte me forcë në vilën e saj.

Duke pasur parasysh kërcënimet dhe vjedhjen e vilës, Miley duhet të rishikojë sistemin e sigurisë, duke investuar pak më shumë.

Top Channel