Madonna provokon me “fjalorin”

03/06/2014 00:00

Madonna është mbretëresha e muzikës Pop, por edhe e provokimeve dhe skandaleve.

Përpara pasqyrës së tualetit, Madonna ka bërë një “selfie” me një kurorë në kokë, me një mbishkrim “Bitch”, dhe menjëherë e ka postuar në rrjetet sociale.

Mbretëresha e Popit e ka publikuar “selfie”-n në Instagram dhe, pas kësaj, ka postuar edhe një tjetër foto, një sferë me mbishkrimin “Fuck”.

Provokime të tilla e kanë identifikuar gjithmonë divën e muzikës dhe kanë ndjekur karrierën e saj. Por kësaj radhe nuk janë provokime të kota, por një mënyrë shumë origjinale për të paralajmëruar prezantimin në treg të albumit më të ri, me titullin “Unapologetic Bitch”.

Top Channel