Kim kthehet në LA pa Kanye West

03/06/2014 00:00

Kim Kardashian ka insistuar se ajo e ka shijuar muajin e mjaltit në Irlandë dhe Pragë, por u kthye në Los Anxheles sepse e kishte marrë malli për vajzën e saj, North.

Kim, nëpërmjet një postimi në “Twitter” tha: “Kam kaluar muajin e mjaltit më relaksues në Irlandë dhe Pragë. Më mungoi shumë vajza ime. Dhe jam shumë e lumtur që tashmë jam në shtëpi dhe mund ta përqafoj fort”.

“Ne kemi festuar ditëlindjen e Kanye në Irlandë disa vite më parë, aty ku edhe u dashurova me të. Është një vend shumë relaksues”, vijoi Kim në rrjetin social. Gjithësesi, ylli i reality-t “The Keeping up with Kardashians” mbërriti e vetme në aeroportin e LA.

Çifti  u martua në Forte di Belvedere në Firence më 24 maj, një dasmë që bëri shumë zhurmë ashtu siç pritej dhe ku festimet nisën në Paris rreth një javë përpara ceremonisë.  

FOTO GALERI
1/6
Kim kthehet në LA pa Kanye West

Top Channel