Ishulli turistik në Koralet e Mëdha të Australisë shitet për 1.2 miliardë dollarë Presidenti amerikan, Barak Obama gjatë vizitës në Poloni bëri publike planet për një fond prej 1 miliardë dollarësh apo Nismën e Sigurisë Europiane për zhvendosjen e trupave amerikane në Europë.
Obama që do të takohet me udhëheqësit e NATO-s në kohën kur shqetësimet po shtohen për krizën në Ukrainë tha se “siguria e aleatëve është e shenjtë”. Duke folur në një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin polak, Bronisllav Komorovski, Obama paralajmëroi Rusinë të mos provokojë më tej tensionet në Ukrainë.
Ai tha se Moska duhet të përdorë ndikimin e saj për të ndaluar separatistët në Lindje të Ukrainës. Komorovski tha se Polonia do të shtojë buxhetin ushtarak në 2 % të Produktit të Brendshëm Bruto, një lëvizje e mirepritur nga Obama.
Presidenti amerikan tha se “kjo na kujton se cdo vend aleat në NATO duhet të bëjë pjesën e tij në Aleancë”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të vizitojë Belgjikën dhe Francën gjatë turit të tij në Europë. Ndërkohë ministrat e NATO-s do të takohen në Bruksel për të diskutuar mbi ndërlikimet afat-gjata të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Kremlini ka mohuar pretendimet e Perendimit se po mbështet separatistët në Lindje të Ukrainës.
Top Channel