Tiranë, grabitet një firmë duralumini

02/06/2014 00:00

Një grabitje është kryer paraditen e së martës në ambjentet e një firme duralumini në Marikaj të Tiranës.

Sipas informacioneve të fundit, grabitja është kryer nga dy persona të armatosur e të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armëve kanë marrë 20 milionë lekë.

Burime policore bëjnë të ditur se grabitësit pas marrjes së shumës së parave janë larguar në bordin e një motoçiklete nëpër rrugicat e zonës.

Policia është vënë në dijeni nga pronarët e firmës, të cilët kanë denoncuar grabitjen dhe bashkë me punonjësit po japin dëshmitë e para mbi ngjarjen.

Top Channel