
Autoritetet kanë ndërmarrë një seri masash për të kufizuar përdorimin e bazave satelitore në territoret e saj, që i shërbejnë rrjetit GPS në pronësi të Shteteve të Bashkuara.
Agjencia hapësinore e vendit deklaroi se do të përjashtojë çdo përdorim ushtarak për stacionet me bazë tokësore.
Lëvizja vjen në një kohë kur Rusia synon të ndërtojë një bazë amerikane për sistemin e saj që do të rivalizojë GPS-në, Glonass, që për momentin është bllokuar nga qeveria amerikane.
Megjithatë, ekspertët deklarojnë se lëvizja nuk do të ketë efekt tek përdoruesit e GPS-së në mbarë botën, përveç disa të dhënave të përdoruesve në Rusi.
Bazat e GPS-së në Rusi do të ndalojnë tërësisht aktivitetin nëse brenda 31 gushtit nuk arrihet një marrëveshje për stacionet e Glonass në Shtetet e Bashkuara, paralajmëroi zv/kryeministri Dmitriy Rogozin.
GPS, ose Global Positioning System, është një rrjet trafiku satelitor në pronësi dhe menaxhim të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Sistemi siguron të dhëna të sakta mbi pozicionin, si për aparaturat civile ashtu edhe për ato ushtarake. Stacionet monitoruese në baza tokësore ushqejnë me informacione gjeodezike hapësirën, që përmirëson saktësinë e sistemit.
Sistemi rus Glonass, projektimi i të cilit nisi nga fundi i viteve ’70, është i vetmi rival global i GPS-it, por në muajt e fundit disa operacione të tij kanë dështuar në funksionim.
Top Channel