U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
JLo dhe motra e saj Lynda janë kthyer në Bronx, për të përuruar hapjen e qendrës për një fëmijëri të shëndetshme. Jennifer Lopez është një superstar, me një pasuri që llogaritet në rreth 300 milionë dollarë, por ajo dëshiron që çdokush ta dijë se mbetet “Jenny from the Block”. Familja Lopez, në një bashkëpunim me “Montefiore Health System”, do të promovojnë jetën e shëndetshme për fëmijët, adoleshentët dhe mamatë e tyre.
Mamaja e 2 binjakëve, 44-vjeçarja Lopez, mbërriti në përurimin e qendrës e veshur “casual”.
“Ne mund të bëjmë shumë për Bronx-in, për vendin ku jam rritur, duke e kthyer në një vend të shëndetshëm. Ne duhet të bëjmë ushtrime së bashku dhe duhet të ushqehemi mirë. Qendra për një fëmijëri të shëndetshme do të na ndihmojë ta bëjmë realitet vizionin tonë, në çdo bllok të Bronx-it”, tha Lopez.
“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të rikthehesh në shtëpi, të takosh nëna, fëmijë dhe t’i bindësh që duhet të ndryshojnë stilin e jetesës, që të mund të ndihen më të lumtur”, tha Lopez.
Gjithashtu, diva, nëpërmjet biletave të shpërndara në të gjitha vendet e preferuara të saj, në Bronx, ka lajmëruar për hapjen e “Neighborhood Session”, që JLO është rikthyer në shtëpi. Më 4 Qershor, gjithashtu, Lopez pritet të mbajë edhe një koncert falas.
Top Channel