Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq intervistës së tij në Top Channel, ku deklaroi se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, të shumta kanë qenë reagimet, pa përjashtuar këtu as liderët politikë. " /> intervistës së tij në Top Channel, ku deklaroi se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, të shumta kanë qenë reagimet, pa përjashtuar këtu as liderët politikë. ">
Pas vizitës së Patriarkut të Serbisë, Irinej, në Tiranë, në shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, dhe pas intervistës së tij në Top Channel, ku deklaroi se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, të shumta kanë qenë reagimet, pa përjashtuar këtu as liderët politikë.
Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar deklaratat e Irinejt, duke e cilësuar atë armik të egër të shqiptarëve, por, në të njëjtën kohë, ka cilësuar si historike ngjarjen e shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.
“Ultranacionalisti Irinej, që ka duar dhe shpirt të lyer me gjak shqiptarësh, i cili kurrsesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij dhe huliganët, që e shoqëronin me aktet e tyre, dëshmuan se kanë ardhur me qëllim, pikërisht ta shndërrojnë këtë akt të madhërueshëm hyjnor, në një akt sherri të turpshëm”, – shkruan Berisha në Facebook.
Edhe në këtë rast, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se Irinej është nuni i vizitës së tij në Beograd.
Po ashtu, lidhur me vizitën dhe deklaratat e Patriarkut Irinej, me anë të rrjetit social Facebook ka reaguar dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Kjo vizitë nuk ka të bëjë as me liri të besimit, as me dialog ndërfetar, e as me ndonjë liberalizëm tjetër. Unë e di që, shumica e popullit shqiptar, kudo që janë, nuk pajtohen me këtë vizitë. Kjo nuk është as ndonjë shenjë lidershipi i guximshëm. Kjo është nënshtrim dhe mosrespektim i vetvetes. Kur nuk e respektojmë vetveten, nuk do të na respektojë askush. A mendoni çka do të thoshin rilindasit sot? Çka do të thoshte Noli? Vite të tëra sakrificë humbën me një vendim koti. Kemi nevojë që populli shqiptar, po e them populli, përfundimisht të tregojë një vetëbesim e vetërespekt”, – shkruan Ahmeti.
Në fund, Shpend Ahmeti ka theksuar se nuk do të pranojë, që kjo të shfrytëzohet si përçarje e kombit. “Kjo është thjesht një shenjë e një lidershipi të dobët, udhëheqësi e kompleksuar dhe politikë amatore”, – deklaron kreu i Komunës së Prishtinës.
Top Channel