Hoeness nis numërimin mbrapsht

02/06/2014 00:00

Data 2 Qershor do të mbetet e paharruar në kujtesën e Uli Hoeness, tashmë ish-president i Bayern Munchen, i dënuar për evazion fiskal.

Pikërisht, sepse nga kjo e hënë nis periudha e qëndrimit në burg për të, ku do të kalojë dënimin prej 3 vitesh e gjysmë.

Hoeness, 62 vjeç, ka pranuar se nuk kishte deklaruar mbi 28 milionë euro taksa ndaj enteve gjermane. I dënuar në Mars, ka pranuar vendimin e shkallës së parë, duke hequr dorë nga apelimi i çështjes, e duke lënë edhe postin e kreut të klubit bavarez.

Top Channel