Halle Berry nderohet me çmimin “Global Icon”
02/06/2014 00:00
Halle Berry u nderua me çmimin “Global Icon” nga Huading Film Awards në Los Angelos. Aktorja 47-vjeçare kishte veshur një fustan nga Elie Saab me një të çarë të konsiderueshme që nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara.
Aktorja u nderua me këtë çmim për impaktin që ka patur nëpër filma dhe faktin që ka bërë historinë si gruaja e parë afro-amerikane që fitoi çmimin Oskar si “Aktorja më e mirë” për performancën e saj në “Monster’s Ball”.
“E dashuroj atë që bëj dhe jam shumë e lumtur për këtë vlerësim. Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të merrja një çmim “Global Icon”. Do vazhdoj të punoj dhe të bëj filma ”, tha Berry.
Top Channel