Gjermania, vetëm barazim ndaj Kamerunit

02/06/2014 00:00

Gjermania dhe Kameruni, dy kombëtare që do të jenë në Botërorin e Brazilit, barazuan 2-2 në miqësoren mes tyre të zhvilluar në Borussia Park.

Skuadra e Joachim Low e nisi më mirë ndeshjen, por nuk arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara. Me kalimin e minutave, Kameruni u “rehatua” falë një mesfushe shumë të fortë (Song, Mbia dhe Enoh) dhe nisi të kundërsulmonte.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0 dhe 4 golat e takimit u lanë për pjesën e dytë. Eto’o kaloi në avantazh afrikanët, Muller dhe Schurrle përmbysën rezultatin, ndërsa Choupo-Moting, lojtari më i mirë i ndeshjes, barazoi pas një aksioni individual.

Kameruni la përshtypje shumë të mirë: skuadër e rregullt, fizike dhe me cilësi. Krejt ndryshe Gjermania: për asnjë moment nuk arriti të vendoste ritmin e ndeshjes.

Gjermania: Weidenfeller; Boateng, Mertesacker, Hummels, Durm (Howedes, 84′); Khedira (Kramer, 73′), Kroos; Müller, Özil (Podolski, 64′), Reüs; y Götze (Schürrle, 58).

Kameruni: Itandje; Djeugoue (Nyom, 83′), N’Koulou, Matip, Bedimo (Assou-Ekotto, 58′); Mbia (N’Guemo, 46′), Song, Enoh; Moukandjo, Etoo (Webo, 92+’) y Choupo-Moting.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA