U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Këngëtari Chris Brown është lënë i lirë, pasi vuajti dënimin 108 ditë, nga 131 që ishte parashikuar. Ai u la i lirë të dielën në mbrëmje.
Chris, fillimisht u dënua me 365 ditë, pasi u akuzua së bashku me truprojwn Christopher Hollosy, për sulm fizik ndaj Parker Adam, duke i thyer hundën, jashtë një hoteli në Washington D.C., por gjyqtari i çështjes kishte dhënë 234 ditë në paraburgim dhe rehabilitim.
Gjykatësi urdhëroi Chris, që ishte diagnostifikuar me çrregullim bipolar, të merrte pjesë në seanca terapike 2 herë në javë dhe duhet të bënte testin për drogë 3 herë në javë.
Chris Brown, në 2009-n dhunoi fizikisht edhe të ish-dashurën e tij, Rihanna, dhe që prej atij momenti nisën problemet e tij më drejtësinë.
Top Channel