Abdikon Mbreti i Spanjës

02/06/2014 00:00

Mbreti i Spanjës, don Juan Carlos, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi, Mariano Rajoy.

Monarku ka disa vite që nuk gëzon një gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte kohë që po mendonte t’ia kalonte fronin djalit të tij, princit Felipe.

“Madhëria e tij, Mbreti don Juan Carlos sapo më komunikoi vendimin e tij për të lënë fronin. Shpresoj që në një periudhë kohe të shkurtër gjykatat spanjolle të mund të procedojnë me emërimin si Mbret të atij që sot është Princi i Asturias”, tha kryeministri spanjoll.

Rajoy vlerësoi punën e don Juan Carlos si një “mbrojtës i palodhur i interesave” të spanjollëve dhe shtoi se procesi i dorëheqjes nga froni do të zhvillohet “në një kontekst stabiliteti institucional dhe do të tregojë maturinë demokratike të vendit”.

76-vjeçari Juan Carlos u ngjit në fronin e Spanjës në vitin 1975, duke marrë pushtetin pas diktatorit Francisco Franco. Ai ka qenë një nga monarkët më popullorë të botës.

Top Channel