Sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi nuk ka arritur të bind Cesare Prandelli-n për një vend në kombëtaren e kaltër në Botëror.
Prandeli ka shpallur listën përfundimtare me 23 lojtarët të cilët do të përfaqësojnë Italinë në Brazil 2014.
Tekniku italian në vend të Rossi-t ka mbajtur sulmuesin e Napolit Lorenzo Insigne-n, gjithashtu një vend ka pasur edhe për Cassano-n, ndërsa është lanë jashtë Destro i Romës.
Marco Parolo do të jetë zëvendësuesi i Riccardo Montolivo-s, i cili mbeti i dëmtuar rëndë një ditë më parë, në miqësoren ndaj Irlandës, duke e humbur Botërorin.
Lista e plotë e Italisë.
Portierë: Buffon (Juventus), Perin (Genoa), Sirigu (Paris St. Germain);
Mbrojtës: Abate (Milan), Barzagli (Juventus), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Darmian (Torino), De Sciglio (Milan), Paletta (Parma);
Mesfushorë: Aquilani (Fiorentina), Candreva (Lazio), De Rossi (Roma), Marchisio (Juventus), Thiago Motta (Paris St. Germain), Parolo (Parma), Pirlo (Juventus), Verratti (Paris St. Germain);
Sulmues: Balotelli (Milan), Cassano (Parma), Cerci (Torino), Immobile (Torino), Insigne (Napoli).
Ranocchia do të jetë lojtarë rezervë
Top Channel