As shiu i kësaj të diele nuk ka mundur të pengojë vogëlushët për të festuar ditën e tyre më të madhe, atë të 1 Qershorit.

Të veshur ngjyra-ngjyra, ata kanë performuar në festën e tyre duke përcjellë emocion dhe shpresë për familjarët e tyre dhe këdo që i ka ndjekur nga afër.
 
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, zonja Lindita Nikolla, preferoi të mos mbante fjalim sot në ditën e fëmijëve, por vetëm t’i uronte ata: “Sot doja të uroja çdo fëmijë duke i premtuar se ditët e tjera do të punojmë shumë që çdo ditë e jetës së tyre të jetë sport, festë dhe ngjyra.”

Në aktivitetin “Sport, festë, ngjyrë” morën pjesë fëmijë kopshtesh  dhe shkollash 9-vjeçare të kryeqytetit. Të organizuar në skuadra, nën kujdesin e mësuesve të edukimit fizik, nxënësit sollën para spektatorëve perfomanca të ndryshme si në muzikë, koregrafi dhe karate.

Me rastin e festës së 1 Qershorit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, nën moton “Fëmije të lumtur, prindërim i susksesshëm, shoqëri e realizuar”, zhvilloi një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin.   

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta