Kamikaz amerikan në Siri

31/05/2014 00:00

Një shtetas amerikan është përfshirë në një sulm kamikaz në Siri. Lajmi u konfirmua të shtunën nga vetë autoritetet amerikane.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki tha se personi i njohur si Abu Huraira al Amriki ishte nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa emri i tij i vërtetë është Moner Mohamad Abu Salha.

Fronti Al-Nusra, i lidhur me Al Kaedën, bëri disa komente në Twitter të martën ku thoshte se Al Amriki mori pjesë në një shpërthim vetëvrasës të djelën në provincën siriane Al Idlib.

Ekstremistët publikuan një foto të personit të dyshuar, një djalë i bardhë që mbante veshur një jelek që përdoret për të kryer sulmet vetëvrasëse.

Top Channel