Gjysmëfinalja e Masterchef

31/05/2014 00:00

Mbrëmjen e së shtunës do të garojnë me njëri-tjetrin katër konkurrentët më të mirë që kanë mbërritur në fazën gjysmëfinale të programit Masterchef: Albana, Alfio, Miklovani dhe Uani.

Prova e parë para së cilës do të vendosen ata do të jetë e bazuar në kuzhinën tradicionale shqiptare. Një provë e vështirë për konkurrentet, duke konsideruar moshën e tyre të re dhe pa eksperiencë të mjaftueshme për kuzhinen vendase.

Nga kjo provë do të eliminohet njëri prej tyre dhe tre të tjerët do të duhet të përgatisin një bufet. Një tjetër të eliminuar do të ketë edhe pas kësaj prove.

Në fund, dy fituesit e kësaj faze do të shkojnë në finalen e 7 qershorit, në garë për titullin Masterchef, çmimin e madh prej 10 mijë eurosh dhe të drejtën e publikimit të një libri me recetat e tyre të gatimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta