“Gangnam Style “ kap shifrën e 2 mld klikimeve

31/05/2014 00:00

Hiti i këngëtarit PSY, “Gangnam Style” kap shifrën rekord në “Youtube” me rreth 2 miliardë klikime.

Shifër e cila nuk është  arritur asnjëherë deri më sot për ndonjë video në “Youtube” .  Vetëm kënga “Baby” e Justin Bieber ka qenë në gjendje të kalojë numrin prej 1 miliardë klikime shkurtin e kaluar.

“2 miliardë janë një numër i jashtëzakonshëm dhe i paarritshëm. Jam shumë i nderuar dhe i lumtur për këtë fakt dhe do vazhdoj të punoj për këngë të bukura ”, ka thënë PSY në një intervistë.

Ky ishte hiti absolut i këngëtarit koreano-jugor që e bëri të njohur në të gjithë botën.

Top Channel