U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
50 vjeçari gjatë një interviste tha që talentin si aktor dhe producent, po i përdor tashmë në kantinën e prodhimit të verës në Mirval Estate në Provence të Francës.
Ylli i kinematografisë mori mbështetjen e madhe në vitin 2012 ku rose-ja e prodhuar nga kantina e tij “Côtes de Provence Rosé Miraval” u rendit me e mirë në botë.
Brad Pitt së bashku me bashkëshorten e tij Angelina Jolie vendosën që në vitin 2012 të blejnë një pronë private në jug të Francës duke e kthyer pasionin për verën në një biznes të prodhimit të saj.
“Duke patur parasysh natyrën time pak të sëmurë nëqoftëse do të jem në biznesin e prodhimit të verës do të përpiqem të bëj verën më të mirë të mundshme. Sepse gjithmonë pyes veten, pse nuk mundemi që të prodhojmë në Provence verën më të mirë në botë? Është pothuajse si një film, të bëjmë diçka që të jemi krenarë, por edhe që njerëzit ta shijojnë”, thotë aktori.
Në mars të vitit 2013, 6000 shishet e para të “Côtes de Provence Rosé Miraval” u shitën për rreth 5 orë në Francë pasi ishin ofruar online.
Top Channel