Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nisë reality i parë për pornostar “The Sex Factor”, që pritet të zbulojë një yll të ri të fimave “hard”.
16 konkurrentë, 8 meshkuj dhe 8 femra do të përpiqen për të demonstruar se ata e kanë faktorin “sex”. Provat në të cilat priten të vihen konkurrentët ende nuk janë bërë të ditura, por nuk është shumë e vështirë për t’i imagjinuar. Juria do të përbëhet nga 5 ekspertë të botës së pornos dhe çmimi final do të jetë 1 milionë dollarë.
16 konkurrentët do të gjykohen nga një votim i publikut. Reality do të xhirohet në San Francisco dhe pritet të fillojë tetorin e ardhshëm. Mes anëtarëve të jurisë do të jenë Keiran Lee, pornostar anglez, Tori Black, aktore në rreth 300 filma “hard”, Lexi Belle, Remy LaCroix dhe Belle Knox. Fituesi ose fituesja e “The Sex Factor”, përveç çmimit prej 1 milionë dollarësh do të shfaqet në një film “hard” me 2 nga anëtarët e jurisë.
Top Channel