Roland Garros, Federer dhe Djokovic në 1/8
30/05/2014 00:00
Roger Federer ka kaluar në 1/8 e finaleve të Roland Garros edhe pse humbi për herë të parë në këtë turne një set. Zvicerani mundi rusin Dmitry Tursunov me rezultatin 7-5, 6-7, 6-2 dhe 6-4 në 3 orë e 7 minuta lojë.
Edhe Novak Djokovic u kualifikua në 1/8 duke humbur një set ndaj kroatit Marin Cilic, të cilin e mundi me rezultatin 6-3, 6-2, 6-7 dhe 6-4 në 3 orë e 11 minuta lojë.
Tashmë, Federer do të ndeshet për një vend në çerekfinalet e Grand Slam-it francez me letonezin Ernest Gulbis, i cili mundi Radek Stepanek me rezultatin 6-3, 6-2 dhe 7-5.
Top Channel