NBA, San Antonio pranë finales
30/05/2014 00:00
San Antonio Spurs kanë fituar ndeshjen e pestë të serisë së Finaleve të Konferencës së Perëndimit duke e çuar serinë në 3-2 dhe duke qenë vetëm një ndeshje larg Finaleve të mëdha.
Teksanët kanë dominuar ndaj Oklahoma City Thunder duke fituar me rezultatin e thellë 117-89.
Ashtu si në dy ndeshjet e para, skuadra e trajnerit Popovich hap diferencë pikësh në periodën e dytë falë lojtarëve të stolit si Diaw dhe Ginobili. Në periodën e tretë dhe të katërt ishin trepikëshat e Green dhe Leonard që vulosën takimin.
Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e gjashtë e kësaj serie.
Top Channel