
Britania ka refuzuar një kërkesë të bërë nga Komisioni Europian për një fond shtesë prej 4.7 miliardë eurosh në arkën e Brukselit.
Fondet kërkohen për Ukrainën dhe për programet e punësimit te të rinjve. Përgjigja e Londrës është Komisioni Europian duhet të kaurdiset me ato fonde që ka, ndërkohë në dispozicion.
Çështja sesa duhet të paguajë çdo shtet anëtar është mjaft e ndjeshme për Kryeministrin Cameron. Vitin e kaluar ai ishte në krye të një iniciative për shkurtimin e shpenzimeve të BE-së.
Kërkesa nuk mund të mos vijë në momentin më pak oportun kur euroskeptikët në Britani dhe gjetke kanë fituar shumë vende për shkak te deziluzionit të votuesve europian me mënyrën se si funksionon Bashkimi Evropian.
Një zëdhënës i Thesarit britanik tha se “në kohën kur vendet në mbarë Europën vazhdojnë të marrin vendime të dhimbshme për të përballuar deficitin, Komisioni Europian nuk duhet t’u kërkojë taksapaguesve më shumë fonde”.
Drejtuesit e BE-së kanë kërkuar 4.7 miliardë euro këtë vit për të mbuluar ndihmën rajonale për vendet anëtare dhe Ukraniën.
Sipas një burimi të qeverisë britanike nga Londra kërkohen gjysmë miliardë stërlina shtesë. Britania jep për BE-në më shumë sesa përfiton prej saj, pavarësisht një marrëveshje të nënshkruar nga ish-Kryeministrja Thatcher, e cila në atë kohë u tha se kishte hedhur çantën e saj të dorës gjatë një samitit të BE-së, në shenjë proteste për të kërkuar parat që i takonin Britanisë së Madhe.
Top Channel