Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se dhënia me koncesion e Portit të Durrësit ishte një aferë korruptive, që i ka shkaktuar shtetit 16,9 milionë euro dëm.

Përmes një auditimi, që përfshin periudhën 2010-2013, KLSH ka gjetur se procedurat e dhënies me koncesion të Portit, si dhe zbatimi i kontratave me privatët, janë kryer në shkelje të ligjit.

Si pasojë e këtyre veprimeve, thotë KLSH, në lidhjen e kontratave koncesionare nuk janë mbrojtur interesat e shtetit, përsa i përket shfrytëzimit të territorit të Autoritetit Portual nga ana e shoqërive koncesionare, si dhe përqindjes së ndarjes së të ardhurave nga tarifat operacionale portuale.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara më sipër, KLSH ka çuar për ndjekje penale ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual në Durrës, sq bashku me katër zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni, si dhe katër nëpunës të Ministrisë së Transporteve.

Po kështu, KLSH ka rekomanduar dhe 18 masa zhdëmtimi për rikuperimin e dëmit prej 16,9 milionë euro, që i është bërë shtetit shqiptar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta