Indila: Me mua këndojnë 67 milionë persona, por nuk e di pse

30/05/2014 00:00

Indila është fenomeni më i ri muzikor francez. Videoja e “single”-it  “Dernière Danse” është një sukses i padiskutueshëm me rreth 67 milionë klikime në Youtube. Këngëtarja së fundmi ka prezantuar edhe albumin e saj “Mini World”.

Gjithashtu, gjatë një interviste Indila ka folur për një bashkëpunim me Stromae duke thënë: “Do të ishte një kënaqësi e vërtetë. Por, kam një rregull që është muzika që vendos mbi gjithçka.”

 Indila thotë se kënga “Dernière Danse” ka lindur nga kujtimet dhe nga ajo që ka mësuar gjatë gjithë jetës.  

“Nuk di ta shpjegoj suksesin e “Dernière Danse”,  por jam shumë e lumtur dhe do vazhdoj të prodhoj muzikë të bukur”, shton Indila.

Top Channel