U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim Ka mbërritur drejt fundit aventura e edicionit të shtatë të “Big Brother”, me gjashtë banorë finalistë: Valeri, Jona, Nevila, Meridiani, Xhuliana dhe Arditi.
Por, gjatë këtyre 100 ditëve, kanë qenë 24, banorët që hynë brenda mureve të shtëpisë. Fillimisht në çifte, të krijuara përmes zgjedhjeve të tyre të rastësishme, e më pas në lojë individuale.
Ndarje në grupe, por edhe sfida të vazhdueshme personale, për t’u rezistuar provokimeve e kandidimeve. Debate… Miqësi… Por, edhe çifte.
Pasione kalimtare apo dashuri, çfarë u duk nëpërmjet kamerave, që vëzhguan 24 orë në 24, është lidhja e Visarit me Lorin, që përfundoi shumë shpejt, dhe ajo që vazhdon mes Xhulianës dhe Arditit.
Për herë të parë në historikun e “Big Brother Albania”, një çift të martuarish, së bashku në lojë.
Sot, në mbrëmjen e spektaklit, finalistët do të vendosen nga “Big Brother” në sfida krejt ndryshe, nga ato që kishin pasur të bëjnë deri më tani.
Një tjetër e veçantë e mbrëmjes finale do të jenë edhe hyrjet në shtëpi të disa personazheve të njohura.
Sa i përket përzgjedhjes së fituesit, që do të marrë edhe çmimin prej 100 milionësh, sigurisht vendimi i përket publikut.
Top Channel