Dita e 9 e grevës së të shkarkuarve

29/05/2014 00:00

Hastrit Leka, dhe dy ish-punonjësit e policisë, të cilët iu bashkuan grevës ditën e martë, Sokol Ukperaj dhe Bledar Kruja, u dërguan me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” paraditen e së enjtes.

Për shkak të problemeve të konstatuara nga mjekët e stacionuar pranë çadrave, ata u transportuan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në ditën e nëntë të grevës të shkarkuarit nga puna kanë treguar rezistencë duke sfiduar urinë, temperaturat e larta dhe problemet me shëndetin.

Mjekët bëjnë me dije se situata është përkeqësuar por grevistët, numri i të cilëve tashmë është 18 qendrojnë të vendosur për kërkesat e tyre duke u rikthyer nga spitali, sërish në çadrat e ngritura në krah të Kryeministrisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta