Dibër, arrestohet babai vrasës

29/05/2014 00:00

Policia ka arrestuar shtetasin Doksan Dushku, me akuzën e vrasjes së vajzës së tij, 21-vjeçaren Fatmira Dushku, në fshatin Sllatinë të Komunës Sllove, në Dibër.

Ai ka pranuar autorësinë e vrasjes, gjatë marrjes në pyetje në polici.

Pas dyshimeve për një vrasje të mundshme, policia kontrolloi në një ekspertizë trupin e vajzës pa jetë dhe zbuloi se ajo ishte vrarë, ndërsa familjarët e saj po e trajtonin rastin si vdekje natyrale, për të fshehur vrasjen.

Ndërkohë, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që viktima rezultonte të ishte 26 javë shtatzënë.

Top Channel