Edhe ndaj Senegalit Kosova nuk ka mundur të shënojë fitoren e parë të saj, madje afrikanët arritën të fitonin 1-3.
Përfaqësuesja më e re europiane pati një mbështetje të madhe në Gjenevë aq sa të pranishëm ishin rreth 15 mijë spektatorë që shpalosën përpara fillimit të lojës krenar dhe flamurin kosovar në tribunën kryesorë.
Të besuarit e Bunjakit vuajti presionin e senegalezëve, aq sa në minutat 8-të dhe 19-të ju afruan ndjeshëm golit. Golin megjithatë e shënuan kosovarët, që në minutën e 27-të morën epërsinë me Bunjakun. Sulmuesi Kaiserslautern, shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla pas një goditjeje potente të Nushit duke goditur saktë me kokë.
Me kalimin e minutave senegalezët rritën presionin, duke kërkuar golin e barazimit, të cilin e shënojnë në minutën e 41-të me Niasse pas një rrëmuje në zonë.
Pjesa e dytë, po ashtu si edhe ndaj Turqisë, nxori në pah problemet që ka kjo kombëtare. Vetëm pas 4 minutave nga fillimi i pjesës së dytë Niase dp të shënonte edhe golin e avantazhit, ndërsa 60 minuta më pas realizoi dhe Sakho, me Mushicën që dhe këtë herë nuk mundi të bënte asgjë.
Minutat e mbetura ishin një kontroll i lojës nga ana e afrikanëve që mbrojtën pa shumë probleme rezultatin duke fituar 3-1, me Kosovën që mbylli kështu me humbje dhe sfidën e dytë miqësore brenda pak ditëve.
Top Channel