Reali fiton superderbin, mbërrin “La Decima”

24/05/2014 00:00

U deshën 120 minuta lojë për “la decima” e Realit të Madridit. “Mbretërorët” shkurorëzojnë Bajernin e Myhihut duke fituar me vështirësi superderbin me Atletikon e Madridit 4-1.

Ashtu sic edhe pritej takimi nisi me të dyja skuadrat të tendosura që mendonin më shumë për të mos pësuar se sa për të shënuar. Guximin e merr Real, një pasim me takë i Benzema në minutën e gjashtë është i paarritshëm edhe për një lojtar si Gareth Bale. Courtois kontrollon pa problem.

Dy minuta më vonë mbërrin kundërpërgjigjja e Atletikos që rrezikon me pikën e saj më të fortë, topat e lartë, por topi i hedhur në zonë largohet nga mbrojtja e Realit.

Vetëm pak sekonda më pas nisin dhimbjet e kokës për Simeone-n; Diego Costa nuk mund të vazhdojë më për shkak të dëmtimit. Në vend të tij në fushë Adrian.

Në minutën e 20 Atletiko shfaqet sërish rrezikshëm para zonës, por Garcia nuk merr mirë topin. Pesë minuta më vonë sërish Atletiko. Këtë herë një krosim i hedhur në zonë, për pak sa nuk shndërrohet në autogol nga Sergia Ramos. Goditje këndi për Atletiko që ekzekutohet dhe topi përfundon në kontrollin e Realit që niset në kundërsulm të shpejtë me Di Maria-n. Argjentinasi ndalet me faull nga Raul Garcia, gjyqtari fërshëllen dhe ndëshkon me të verdhë dhe bashkë me të edhe Sergio Ramos për nervozizmin e panevojshëm të shfaqur.

Në minutën e 31 “madrilenët e vegjël” nuk përfitojnë nga një pasiguri e lojtarëve të Realit brenda zonës dhe topi përfundon në këmbët e Bale që përshkon gjithë fushën, por gabon në momentin final, atë të goditjes edhe pse ishte pak metra larg kuadratit të mbrojtur nga Courtois. Topi përfundon jashtë.

Minuta e 36, një goditje standarde për Atletikon. Topi i hedhur në zonë gjen kokën e të zakonshmit Godin që duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e Casillas gjen rrugën e rrjetës dhe ngre peshë tifozerinë e Atletikos. Minuta e 41, sërish goditje standarde për Atletikon, sërish rrezik para portës së Realit.

Në minutat e mbetura përgjigjja e Realit ishte e zbehtë dhe pa asnjë rrezik serioz për skuadrën e Simeones. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Pjesa e dytë nis aty ku përfundoi e para. Reali në vështirësi, ndërsa Atletiko më e qartë në lojë. Sinjali i parë I “Los Blancos” mbërrin pesë minuta nga nisja e këtij fraksioni loje. Di Maria kalon një nga një lojtarët kundërshtarë dhe detyron Miranda-n të shkaktojë faull. Karton i verdhë për mbrojtësin e Atletikos dhe një mundësi e mirë për Ronaldon. Portugezi godet, por topi devijohet në këndore nga Courtois.

Në minutën e 59 Anceloti vendos të rifreskojë skuadrën duke kryer një zëvendësim të dyfishtë; jashtë fushe del Coentrao dhe në vend të tij hyn Marcelo, ndërsa Khedira i lë vendin Isco-s.

Real bëhet më agresiv, por sërish duhej pritur minua e 77 për të parë një tjetër rast të mirë të Realit. Sërish Bale me shpejtësinë e tij lë pas lojtarët kundërshtarë. Uellsiani gabon brenda zonës, kur edhe pse Benzema ndodhej i lirë zgjedh të godasë duke gabuar.

Me më pak se 10 minuta të mbetura Real nuk ka asgjë për të humbur dhe hidhet i gjithi në sulm, por mbrojtja e Atletikos i thyen një nga një ato, deri në minutën e 4 shtesë nga 5 që dha gjyqtari, kur në një goditje këndi, Sergio Ramos kërcen mbi të gjithë dhe dërgon topin në këndin e djathtë të Courtois e tifozët e Realit në qiellin e shtatë.

Pas këtij goli nuk ka më kohë për ndryshim rezultati. Koha e rregullt mbyllet 1-1, takimi i drejtohet 30 minutave të shtesës. Shenjat e lodhjes shfaqen më shumë tek skuadra e Atletikos. Reali shfaqet rrezikshëm disa herë, por rrjeta vjen vetëm në minutën e 110 kur Di Maria merr krahun e majtë, godet dhe topi I devijuar përfundon tek Bale që ndoqi aksionin. Këtë herë uellsiani nuk gabon dhe me kokë shënon.

Atletiko kundërpërgjigjet menjëherë por goditja e Tiagos nuk gjen portën e lënë bosh nga Casillas, që sërish del në mënyrë të gabuar. Atë që s’e bën Atletiko e bën Reali që sërish me kundërsulm gjen rrjetën, këtë herë me Marcelo-n që vulos fitoren, por jo rezultatin pasi në minutën e fundit të shtesës, gjyqtari jep një penallti që shndërrohet në golin e 17 të Ronaldos në këtë sezon të Ligës së Kampioneve.

Reali fiton “Kupën me dy veshë” në një finale fantastike, plot emocione që nuk u zbeh as nga hyrja në fushë e Simeone-s në fushë në sekondat e fundit në një gjest nervozizmi ndaj Rafael Varane.

Fituesit e Ligës së Kampionëve ndër vite:

1955–56    Real Madrid    4–3    Stade de Reims    
1956–57    Real Madrid    2–0    Fiorentina  
1957–58     Real Madrid    3–2    Milan     
1958–59     Real Madrid    2–0    Stade de Reims    
1959–60    Real Madrid    7–3    Eintracht Frankfurt
1960–61    Benfica      3–2    Barcelona    
1961–62     Benfica     5–3    Real Madrid  
1962–63     Milan        2–1    Benfica    
1963–64    Internazionale    3–1    Real Madrid    
1964–65     Internazionale    1–0    Benfica    
1965–66    Real Madrid    2–1    Partizan Beograd
1966–67     Celtic        2–1    Internazionale      
1967–68     Manchester United    4–1    Benfica    
1968–69     Italy    Milan    4–1    Ajax  
1969–70     Feyenoord    2–1    Celtic  
1970–71     Ajax    2–0    Panathinaikos    
1971–72     Ajax    2–0    Internazionale    
1972–73     Ajax    1–0    Juventus  
1973–74     Bayern Munich        4–0    Atletico Madrid    
1974–75     Bayern Munich        2–0    Leeds United    
1975–76     Bayern Munich        1–0    Saint-Etienne    
1976–77     Liverpool    3–1    Borussia Munchengladbach
1977–78     Liverpool    1–0    Club Brugge
1978–79     Nottingham Forest    1–0    Malmo FF    
1979–80     Nottingham Forest    1–0    Hamburg
1980–81     Liverpool    1–0    Real Madrid    
1981–82     Aston Villa    1–0    Bayern Munich    
1982–83     Hamburg    1–0    Juventus    
1983–84     Liverpool (fiton pas penalltive)    1–1   Roma  
1984–85     Juventus    1–0    Liverpool
1985–86     Steaua Bucuresti (fiton pas penalltive)    0–0     Barcelona    
1986–87     Porto    2–1    Bayern Munich  
1987–88     PSV Eindhoven    (fiton pas penalltive)    0–0   Benfica  
1988–89     Milan    4–0    Steaua Bucuresti    
1989–90    Milan    1–0    Benfica     Portugal  
1990–91     Red Star Belgrade    0–0      Marseille    
1991–92     Barcelona    1–0    Sampdoria   
1992–93    Marseille    1–0    Milan    
1993–94    Milan    4–0    Barcelona    
1994–95     Ajax    1–0    Milan    
1995–96    Juventus (fiton pas penalltive)    1–1      Ajax     
1996–97     Borussia Dortmund    3–1    Juventus    
1997–98    Real Madrid    1–0    Juventus  
1998–99     Manchester United     2–1    Bayern Munich  
1999–2000     Real Madrid     3–0    Valencia    
2000–01     Bayern Munich (fiton pas penalltive)     1–1    Valencia    
2001–02     Real Madrid    2–1    Bayer Leverkusen  
2002–03     Milan (fiton pas penalltive)    0–0  Juventus  
2003–04     Porto    3–0    AS Monaco
2004–05     Liverpool (fiton pas penalltive))    3–3  Milan  
2005–06     Barcelona    2–1    Arsenal    
2006–07    Milan     2–1    Liverpool  
2007–08    Manchester United (fiton pas penalltive)    1–1    Chelsea    
2008–09    Barcelona     2–0    Manchester United    
2009–10    Internazionale    2–0    Bayern Munich      
2010–11     Barcelona    3–1    Manchester United
2011–12     Chelsea (fiton pas penalltive)    1–1     Bayern Munich   
2012–13     Bayern Munich     2–1    Borussia Dortmund
2013-14      Real Madrid 4-1 Atletico Madrid

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA