Tiranë, policia shkul 1300 rrënjë kanabis

23/05/2014 00:00

Mbi 1300 rrenjë kanabis sativa janë zbuluar mbrëmjen e së premtes nga Policia e Tiranës në zonën e Zall Bastarit.

Kanë qenë forcat e Komisariatit Numer 4 në kryeqytet, të cilat pas informacioneve të marra, kanë bërë të mundur zbulimin dhe më pas konfiskimin e rrenjeve të kanabisit, të cilat ishin të mbjellura në kubik të vegjël.

Menjëherë blutë e kryeqytetit kanë nisur procedimin penal për Florind Likën dhe Vladimir Aliun, në akuzën e “kultivimit të lëndëve narkotike”, pasi ata dyshohet se janë pronarët e kanabisit.

Top Channel