Kosovë, policia mësyn zyrat e Vetëvendosjes

22/05/2014 00:00

Forca të shumta të Policisë së Kosovës rrethuan, mëngjesin e së enjtes, objektin ku ndodhen zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë, me qëllim arrestimin e shefit të shtabit zgjedhor, Dardan Molliqaj.

Zyrtarët e Vetëvendosjes thanë se policia ka paraqitur urdhër-arrest për Molliqajn, për pjesëmarrjen e tij në protestën e vitit 2012, kundër privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas Vetëvendosjes, pas diskutimeve me policinë dhe për shkak të prezencës së madhe të mediave, policia është tërhequr. Molliqaj nuk u arrestua, por vetëm pranoi urdhër-arrestin. Vetëvendosje e quan tentativën për arrestim si të shtyrë nga motive politike.

Nga ana tjetër, zyrtarët e policisë së Kosovës thonë se policia nuk kishte për qëllim ta arrestonte Molliqajn, por vetëm për t’ia dorëzuar urdhër-arrestin për një vepër të kryer në vitin 2012.

Top Channel