
Tifozët që kishin tejmbushur shkallët e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë panë skuadrën e tyre të mundej thellë 6-1 në miqësoren historike të zhvilluar pasditen e së mërkurës ndaj Turqisë.
Kosova humbi miqësoren e dytë të saj ndaj skuadrës turke. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën 2 me anë të Ozek. Në minutën e 34 Kisa dyfishoi rezultatin. Por vetëm një minutë më vonë Bunjaku ngushton rezultatin dhe ngjall shpresat për një rezultat pozitiv.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-1. E dyta nis sërish me skuadrën e Terim në sulm, që gjen golin e tretë vetëm pas katër minutash lojë me anë të Sahan. Pekmek shënon golin e katërt në minutën e 54, ndërsa në të 70 gjen sërish rrugën e rrjetës.
Rezultati 6-1 vuloset në minutën e 87 kur Potik shënon nga pika e bardhë e penalltive.
Më shumë se sa rezultati me rëndësi ishte testimi i lojtarëve të rinj, sidomos për skuadrën e Kosovës e cila është në hapat e parë të saj drejt konsolidimit dhe në pritje të dritës jeshile nga FIFA për pjesëmarrje në turnetë zyrtarë.
Top Channel