Asgjesohet drogë e sapombjellë

21/05/2014 00:00

Policia e Vlorës ka zbuluar e më pas asgjesuar 450 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Dushkarek, në vendin e quajtur Cerka.

Bimët narkotike ishin vendosur në mes të një zone të pyllëzuar me pemë të larta dhe ishin rritur deri në 80 centimetra.

Pas shkatërrimit të të mbjellave, policia nisi edhe hetimin për të gjetur autorët e kultivimit të hashashit.

Ndërsa në Sarandë njoftohet se është gjetur një mjet i braktisur pas ndjekjes nga policia, drejtuesi i mjetit u largua duke lënë pas mjetin dhe 26 kilogramë hashash.

Top Channel