Teatri i Shkodrës çel sezonin e ri
20/05/2014 00:00
Teatri “Migjeni” i Shkodrës ka çelur sezonin e ri me komedinë “Eldorado”. Shfaqja premierë ishte mbrëmjen e së hënës dhe në të interpreton trupa e aktorëve të teatrit “Migjeni”.
Autori i kësaj komedie, dramaturgu Albri Brahusha u shpreh se titulli i kësaj komedie është një metaforë e cila vjen në formën e një apeli ndaj shoqërisë, e cila nuk duhet t’i shohë si normalitet fenomenet negative.
Komedia “Eldorado” vjen nën interpretimin e aktorëve të njohur si Agron Dizadari, Enver Hyseni, Merita Smaja, Arben Spahia dhe një trupë aktorësh të rinj do të shfaqet në ditët në vazhdim dhe për spektatorin kryeqytetas.
Top Channel