U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Është pritur me duartrokitje, nga shtypi pjesëmarrës në Festivalin e Kanës, filmi “Maps to the stars” i David Cronenberg, i cili ka për protagonistë aktorët John Cusack, Julianne Moore, Mia Wasikowska dhe Robert Pattinson.
“Rrëfej dëshpërimin e një bote, ku ekzistenca jote është në varësi të famës”, është shprehur regjisori, i cili ka punuar për realizimin e këtij prodhimi për rreth 10 vite.
“Është një metaforë, që vjen nëpërmjet botës së Hollywood-it, i nevojës së suksesit, që udhëheq shoqërinë perëndimore, bashkë me të gjitha dobësitë, që mbart ajo”, ka komentuar John Cusack, por për Cronenberg “ngjarja e rrëfyer në film, ku protagonistët nuk mund të jetojnë pa drogën dhe dëshirën për t’u dukur, mund të ambientohej edhe në vende të tjera”, si psh “Wall Street”, ka sqaruar ai.
“Welcome to New York” zemëron ish-shefin e FMN
“Welcome to New York”, filmi i Abel Ferrara-s, i cili rrëfen skandalin që i prishi karrierën ish-kreut të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, ka shkaktuar zemërimin e këtij të fundit, i cili ka bërë me dije se do të padisë Ferrara-n për dëmtim të imazhit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, megjithëse regjisori nuk ka përdorur në filmin e tij emrat e Stauss-Kahn dhe ish-bashkëshortes së tij, gazetares Anne Sinclair, subjekti trajton saktësisht ngjarjen e tre viteve më parë.
Në editorialin e saj, Sinclair ka shprehur neverinë mbi filmin, – sipas saj – si për antisemitizmin, ashtu edhe për sulmin ndaj femrës, por ka shtuar se nuk do të ngrejë padi, pasi për të, gjëra të tilla nuk sulmohen, por neveriten.
Top Channel