Ennio Morricone me probleme shëndetësore
20/05/2014 00:00
Ennio Morricone i ka thënë stop koncerteve dhe tureve botërore. Maestroja ka disa muaj që vuan nga hernia diskale, që ia bën të pamundur udhëtimet, qëndrimin gjatë në këmbë dhe si rrjedhojë dhe drejtimin e orkestrës.
Morricone, sipas avokatit të tij Giorgio Assumma, do të vazhdojë megjithatë impenjimet e tij sa i takon krijimit të kolonave zanore për kinematografinë.
“Sipas urdhërave të mjekut, ai e ka të ndaluar të udhëtojë”, ka sqaruar avokati, kështu që Morricone ka refuzuar shumë oferta kohët e fundit.
Avokati Assumma tha më tej se, “duke shpresuar në një përmirësim të shëndetit të maestros, ai pritet që të marrë pjesë në tre koncerte që do të zhvillohen në qytetin e Romës”.
Top Channel