Elbasan, një i vdekur pranë Fabrikës së Çimentos

20/05/2014 00:00

Trupi i pajetë i një shtetasi është gjetur në orët e pasdites së të martës në zonën e Fabrikës së Çimentos në Elbasan.

E njoftuar nga banorët, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet e para identifikoi viktimën si shtetasi Agron Marku.

Marku ndodhej i pajetë brenda një automjeti. Dyshohet se ai ka gjetur vdekjen nga një plumb i qëlluar me pistoletë në kokë nga një distancë, megjithëse për momentin nuk përjashtohet as pista e vetvrasjes.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të mundshëm të saj.

Top Channel