Di Caprio në shoqërinë e një vajze misterioze

20/05/2014 00:00

Leonardo Di Caprio është parë nën shoqërinë e një vajze misterioze në një nga klubet e natës në Kanë. Përgjatë gjithë mbrëmjes ai ka qenë nën shoqërinë e saj, pa u ndarë asnjë moment.

Prej një viti aktori është i lidhur me modelen e “Victoria’s Secret”, Toni Garrn. Por të hënën në “Gotha Nightclub” të Kanës, ai është fotografuar teksa i përshpëriste dhe qëndronte shumë afër vajzës misterioze.

Në një moment aktori i famshëm 39-vjeçar është kapur duke i përgatitur edhe një pije. Leonardo Di Caprio njihet për historitë e shumta të dashurisë dhe si një ndër beqarët më të famshëm të Hollywood-it.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel