Aksidente në Korçë e Dibër

20/05/2014 00:00

Shtatë persona janë plagosur dhe një ka humbur jetën në tre aksidente të verifikuara gjatë së martës në Korçë dhe Maqellare.

Në aksidentin e parë, në Maqellare, u plagosën tre të rinj dhe sipas policisë humbi jetën një i katërt. Ndërkohë, dy aksidente ndodhën në Korçë, me pasojë tre të plagosur.

Aksidenti i parë ndodhi në Bilisht, kur dy mjete u përplasën dhe u plagosën dy persona. Policia arrestoi drejtuesin e një automjeti. Dhe aksidenti tjetër ndodhi pranë universitetit, kur një veturë plagosi një këmbësor.

Top Channel