Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci prezantuan para rreth 700 fermerëve programin mbështetës për sektorin e bujqësisë, ku thanë se fondi për bujqësi parasheh 500 milionë euro, ku sipas tyre rezultojnë edhe me 50 mijë vende të reja pune.

Thaçi u zotua para fermerëve se suksesi është i garantuar dhe se ato 500 milionë euro do të jenë në dispozicionin e tyre.
 
“Ju e dini që sektori i bujqësisë deri në vitin 2008 ka qenë i anashkaluar nga ana e qeverisjeve të mëhershme, prandaj ne kemi qenë të detyruar të fillojmë nga zeroja. Pas çdo mbështetje që jepnim ne kemi parë rezultate pozitive të prekshme, kudo të secili prej jush, menjëherë, prandaj kemi vazhduar me rritjen e sasisë së granteve dhe subvencioneve”, tha ndër të tjera kryeministri Thaci.

Ministri Blerand Stavileci paraqiti pesë shtyllat e programit për bujqësinë, ku tha se do të ketë fond për subvencionimin e kamatave dhe regjistrimin bujqësisë që do të behët në nëntor, hap që do ta bëjë të mundur që nga viti i ardhshëm të aplikohet një formulë re e subvencionimit.

Kjo formulë sipas tij, është që normat e interesit për kreditë bujqësore do të jenë vetëm përqind.

Ndërsa fermerët kërkuan lirimin nga TVSH-ja të lëndëve të para të cilat nuk prodhohen në Kosovë. Ata kërkuan të luftohet edhe informaliteti në pjesën veriore të Kosovës, që vlerësojnë se janë të rrezikuar për shkak të kontrollit të pamjaftueshme në atë pjesë.

Top Channel