Patos, vret gruan dhe veten

19/05/2014 00:00

Një çift bashkëshortësh është gjetur pa jetë në një banesë në qytetin e Patosit. Jashar dhe Arsino Yzeiraj, banorë të lagjes Dukas, u gjetën nga policia në orën 13.45 minuta të së hënës, të qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë, dyshohet se 51-vjeçari Jashar Yzeiraj ka vrarë bashkëshorten e më pas ka qëlluar mbi veten e tij me armën e gjahut.

Këtë variant e vërteton edhe telefonata që 51-vjeçari i ka bërë prindërve të tij, banorë në të njëjtin qytet. Ai rrëfeu se kishte vrarë bashkëshorten dhe do vriste edhe veten.

Nga hetimet e policisë rezulton se çifti ka dy fëmijë dhe nuk ka patur konflikte të mëparshme.

Top Channel