Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën mbajti tubim me të rinjtë e këtij subjekti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, konsideroi rininë si një ndër shtyllat kryesore në partinë e tij.

“Kjo është pasqyrë e së tashmes, e së ardhmes dhe se Lidhja Demokratike po fuqizohet dhe po përkrahet. Ata që duan demokracinë në këtë vend, ata janë me Lidhjen Demokratike”, deklaroi kreu i LDK-së.

Duke folur për programin qeverisës, Isa Mustafa akuzoi qeverisjen e tanishme për degradim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa kryetari i forumit rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi tha se Isa Mustafa do të jetë kryeministër i Kosovës, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë për një udheheqës e jo thjesht për një politikan.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin udhëheqës e ish-deputetë të LDK-së.

Top Channel