Në Gjykatën e Hagës pala mbrojtëse e ish-kreut ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç nisi procesin mbrojtës.

Ndaj Mladiç rëndojnë akuzat e genocidit dhe të krimeve kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve ’90, e vecanërisht për rolin e tij në atë që njihet si masakra e Srebrenicës, ku të paktën 8 mijë meshkuj boshnjakë u ekzekutuan.

Dëshmitari i parë i thirrur nga pala mbrojtëse, një ish-oficer i ushtrisë së serbëve të Bosnjes, deklaroi se ai nuk kishte marrë kurrë urdhër për të qëlluar mbi civilët gjatë rrethimit të Sarajevës.

72-vjeçari Mladiç  është ndër emra më të përfolur që gjykohet aktualisht në Hagë për luftërat në ish-Jugosllavi. Vetë ai mohon 11 akuzat për genocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit 3-vjeçar 1992-1995 në Bosnje.

Mile Sladoje, një ish-asistent komandant i batalionit serb në Sarajevë ishte dëshmitari i parë i thërritur nga Mladiç të hënën.

Në dëshminë e tij ai mohoi të jetë urdhëruar nga Mladiç që të qëllojë mbi civilët në qytetin ku dyshohet se janë vrarë të paktën 10 mijë civilë.

Mladiç së bashku me Radovan Karaxhiç akuzohen si strategë të fushatës së dhunës ndaj muslimanëve të Bonjes, që synonte përhapjen e terrorit dhe frikës ndaj civilëve në një fushatë të mirëfilltë pastrimi etnik.

Top Channel