Greqi, sekuestrohen 691 kg kanabis

19/05/2014 00:00

Të paktën 691 kilogramë kanabis u sekuestruan gjatë një operacioni të anti-drogës së Selanikut gjatë mbrëmjes të së dielës.

Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e sipërme të një kamioni frigorifer i cili kishte kaluar një ditë më parë në pikën kufitare të Kapshticës.

Në vazhdim, kamioni u ngarkua me fruta në Follarinë dhe kishte destinacion Gjermaninë. Për fshehjen e gjurmëve, trafikantët e kishin paketuar lëndën narkotike me shtresë të posaçme izoluese prej alumini, madje kishin marrë dhe masat që droga të ruante edhe lagështirën e duhur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamioni si dhe për dy drejtuesit e tij, një shtetas shqiptar 41 vjeçar dhe një grek 54vjeçar, u dha masa e arrestit burg pa afat.

Më 16 maj, policia italiane sekuestroi 900 kg kanabis në një garazh të Fiumiçinos të fshehura brenda një makinë. Dy italianë u arrestuan për sasinë që llogaritet në vlerën e një milionë eurove.

Top Channel