F1, ndërron jetë Sir Jack Brabham

19/05/2014 00:00

Tre herë kampioni i botës në Formula 1, Sir Jack Brabham, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar djali i tij David, i cili tha se ish-piloti australian ndërroi jetë në shtëpinë e tij pas problemeve me mëlçinë.

Brabham ka fituar titullin kampion në vitin 1959, 1960 dhe 1966. Fitoret e tij në Formulën 1 shtrihen nga gara e Monakos në vitin 1959 deri tek ajo e Afrikës së jugut në vitin 1970, vit kur u tërhoq nga ky sport.

Kampionatin e vitit 1966 ai e fitoi me një makinë të ndërtuar vetë: BT19. Mbetet i vetmi person që ka fituar kampionat me një makinë të dizenjuar, ndërtuar dhe pilotuar vetë.

Top Channel