Dhurata pikante e Ray J për Kim Kardashian

19/05/2014 00:00

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë njoftuar martesën. Lajmi nxiti miqtë dhe dashamirës të tyre që ashtu sic e kërkon tradita të nxitojnë të blejnë dhuratat për çiftin.

E mes shumë miqve mbërrin edhe dhurata e Ray J, protagonisti i videos pornografike që bëri të famshme Kim. Ai njoftoi se i ofron çiftit para të thata 47 mijë dollarë, aq sa është pjesa e tij nga përfitimet e katër muajve të fundit nga filmimi pikant.

Burime nga “Vivid Entertainment”, cituar nga TMZ pohojnë se shuma e të ardhurave të siguruara nga kaseta ka kaluar 50 milion dollarët.

Për momentin Kim nuk ka komentuar nëse do të pranojë apo do të refuzojë dhuratën bujare të Ray J, por ky i fundit ka deklaruar se nëse Kim e refuzon atë, atëherë këto para do t’i dhurojë për bamirësi në fondacionin e preferuar të Kim.

FOTO GALERI
1/1
Coveri-i i kasetës së nxehtë të Kim dhe Ray J

Top Channel