Për të disatën ditë radhazi Policia e Korçës ka goditur trafikun e drogës, duke bërë të mundur kapjen e një sasie të konsiderueshme në dalje të qytetit.

Një ditë pasi u kapën 42 kg kanabis dhe 150 doza heroine, blutë e qytetit juglindor kanë sekuestruar një mjet në brendësi të të cilit janë gjetur 53 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.

Sipas të dhënave nga ana e Sektorit Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme, në dalje të qytetit të Korçës, është konstatuar një automjet tip “Hyundai” pa targa, i cili pasi ka konstatuar policinë është larguar duke e lënë mjetin në afërsi të varrezave të Korçës.

Policia bëri gjithashtu me dije se ka identifikuar personat që ndodheshin në brendësi të mjetit, të cilët duke përfituar nga errësira janë larguar dhe po punon për kapjen e tyre.

Top Channel