Bayern fiton edhe Kupën

18/05/2014 00:00

Falë golave të Robben dhe Muller në kohët shtesë, Bayern Munchen ka mundur 2-0 Borussia Dortmund-in në stadiumin “Olympic” të Berlinit, duke fituar Kupën e Gjermanisë për të 17-n herë në histori.

E fillon mirë këtë ndeshje Bayern-i, i cili vë disa herë në provë Weidenfeller, por situata është ekuilibruar brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë është skuadra e Klopp, e cila ka disa raste më të mira shënimi.

Në një nga rastet më të diskutuara të pjesës së dytë është aksioni, ku Dante nxjerr një top nga brenda portës, edhe pse Hummels ishte në pozicion jashtë loje, por gjyqtari nuk jep asgjë, lë gjithçka në këtë aksion, duke vazhduar normalisht dhe, me rrjetat e pa prekura, mbyllet koha e rregullt.

Në shtesë, zhbllokon rezultatin Robben në minutën e 107’, ndërkohë që në fund Borussia, e hedhur e tëra në sulm, pëson golin e dytë të “knock-out”-it nga Muller, në minutën e 123.

Në këtë mënyrë, Pep Guardiola mbyll shumë mirë këtë sezon, që e filloi me fitimin e Superkupës së Europës, Botërorin e Klubeve, Bundesligën dhe tashmë Kupën e Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA